Botë

Kina sanksionon zyrtarë amerikanë

Kina po vendos sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave amerikane si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të fundit të SHBA-së ndaj zyrtarëve kinezë në Hong Kong.

Ata që janë në shënjestër përfshijnë ish-sekretarin e Tregtisë të SHBA-së, Wilbur Ross.

SHBA-ja i vuri sanksionet zyrtarëve kinezë në Hong Kong për shkak të rolit të tyre në sigurinë në territor, shkruan BBC.

Të tjerët të sanksionuar nga Kina përfshijnë Sophie Richardson, drejtoreshë e “Human Rights Watch” në Kinë; Carolyn Bartholomew, kryetare e Komisionit Shqyrtues Ekonomik dhe të Sigurisë dhe Adam King i Institutit Ndërkombëtar Republikan.