Botë

Shteti i Oregonit kërkon ndihmë, zjarret po zgjerohen

Descriptive Text

Kërcënimet nga stuhitë dhe vetëtimat kanë detyruar autoritetet në shtetin amerikan të Oregonit që të kërkojnë ndihmë nga shtetet e tjera për të përballuar zjarrin e madh që ka shkrumbuar zonat malore.

Zjarri në Bootleg tani ka gjerësi prej 1 mijë e 569 kilometrash katrorë. Autoritetet kanë njoftuar se çdo ditë zjarri është zgjeruar nga 6 kilometra. Zjarri është ndihmuar edhe nga erërat e fuqishme. Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve të shteteve si Arkansat, Nevada dhe Alaska.

Shqetësuese për zjarrfikësit janë thatësia dhe temperaturat rekorde. Së paku dy mijë shtëpi janë evakuuar në Oregon, por edhe 5 mijë të tjera janë kërcënuar nga zjarri. Më shumë se 70 shtëpi dhe 100 ndërtesa janë djegur në dy javët e fundit. Deri të mërkurën në Oregon dhe Washington kanë qenë 16 vatra të mëdha të zjarrit. Ndryshimet klimatike e kanë bërë Perëndimin amerikan më të ngrohtë dhe më thatë në 30 vjetët e fundit.