Botë

Erdogani ua zgjat dorën talebanëve

“Ky proces do të diskutohet edhe me talebanët”, ka thënë ai, duke shtuar se grupi më parë kishte diskutuar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se “këto bisedime duhet të mbahen më rehatshëm me Turqinë”. Grupi e ka quajtur “të qortueshëm” propozimin e Turqisë për aeroportin e kryeqendrës afgane

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të bisedojë me talebanët për përpjekjen e Turqisë për të operuar dhe siguruar aeroportin e kryeqytetit afgan, Kabul. Duke folur para namazit të Kurban Bajramit në Qipro, Erdogani e ka pranuar se grupi radikal islamik ka “mospajtime” për planet e propozuara të Turqisë për aeroportin që mban emrin e ish-presidentit Hamid Karzai.

Si Shtetet e Bashkuara

“Ky proces do të diskutohet edhe me talebanët”, ka thënë ai, duke shtuar se grupi më parë kishte diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se “këto bisedime duhet të mbahen më rehatshëm me Turqinë”.

“Ka mundësi se ne do t’i diskutojmë këto çështje me ta mirë dhe të kemi një marrëveshje për shkak se Turqia nuk ka ndonjë palë kundërshtuese ndaj pikëpamjeve të tyre”, është shprehur Erdogan.

Erdogani ka thënë se Turqia do t’i qëndrojë gjithnjë në krah Afganistanit, duke vlerësuar se vendi është kontrolluar gjithnjë prej, sikur ka thënë ai, “fuqive imperialiste”, duke iu referuar edhe pranisë së trupave amerikane për njëzet vjet me radhë.

Komentet e Erdoganit pasojnë paralajmërimet talebane të javës së kaluar se Turqia duhet të tërheqë menjëherë trupat e veta nga Afganistani, bashkë me forcat e tjera të huaja.

“Qortimi” taleban për Turqinë

Grupi e ka quajtur “të qortueshëm” propozimin e Turqisë për aeroportin e kryeqendrës afgane.

Të hënën, Erdogani u ka bërë thirrje talebanëve t’i japin fund “pushtimit të tokave të vëllezërve të tyre” dhe ka thënë se qëndrimi taleban në Afganistan nuk përkon me atë se si myslimanët duhet t’i trajtojnë myslimanët e tjerë.

Talebanët kanë marrë kontrollin e pikave kufitare strategjike për të kthyer kontrollin territorial të hiseve të mëdha të vendit në javët e fundit. Dhjetëra e mijëra afganë janë shtrënguar të zhvendosen për shkak të marshimit të talebanëve.

Shumë janë përpjekur të kalojnë në Turqi, me më shumë se 1,450 emigrantë të gjetur nga autoritetet në provincën lindore Van.

Forcat qeveritare kanë rifituar disa pika dhe po i përqendrojnë burimet e tyre në pikat strategjike dhe qendrat provinciale.

Turqia ka negociuar me SHBA-në rreth një propozimi për të operuar dhe siguruar aeroportin.

Erdogan përsëriti se Turqia do ta bënte këtë vetëm nëse plotësoheshin disa kushte dhe tha se Washingtoni i kishte kërkuar Turqisë të mos tërhiqej.

"Së pari, Amerika do të qëndrojë me ne sa u përket diplomacisë dhe marrëdhënieve diplomatike", tha ai.

Kushtet e tjera

Kushtet e tjera përfshijnë mbështetje logjistike dhe financiare.

Një marrëveshje mbi mbrojtjen e aeroportit është bërë gjithnjë e më urgjente, pasi tërheqja përfundimtare e 2.500 - 3.500 trupave të mbetura amerikane dhe 76.000 ushtarëve aleatë të NATO-s është afër përfundimit.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka mbi 500 trupa në Afganistan dhe tashmë luan një rol të rëndësishëm në aeroport, por trupat nuk kanë shërbyer në misione luftarake.

Marrëdhëniet turko-amerikane pësuan për disa vite me radhë për shkak të një morie problemesh, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut të Turqisë, blerjen nga Ankaraja të një sistemi raketash të prodhuar nga Rusia, mbështetjen e Washingtonit për një grup kurd sirian, që Turqia e konsideron terrorist, dhe qëndrimin e vazhdueshëm në SHBA të një kleriku mysliman, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e një grusht shteti të përgjakshëm të dështuar.

Erdogan gjatë një vizite dyditore në veriun e shkëputur të Qipros po diskuton për festimet për të shënuar 47-vjetorin e një pushtimi turk që ndau ishullin përgjatë vijave etnike.