Botë

Tentojnë ta therin gjatë lutjeve të Bajramit presidentin e përkohshëm të Malit

Presidenti i përkohshëm i Malit, Assimi Goita, ishte shënjestër e një therjeje të martën, është deklaruar nga presidenca.

Incidenti ka ndodhur gjatë lutjeve në Xhaminë e Madhe në kryeqytet për të shënuar festën besimtarëve myslimanë, Kurban Bajramin.

Presidenca ka njoftuar se i dyshuari u ndalua nga sigurimi, kurse hetimet po vazhdojnë, raporton CNN.

Assimi Goita – udhëheqës i dy puçeve në nëntë muaj në Mali – u betua si president i përkohshëm më 7 qershor. Gjykata Kushtetuese e Malit e deklaroi president Goitan pas zbrazëtisë nga dorëheqja e ish-presidentit Bah Ndaw dhe që të mbante titullin “president i përkohshëm”.