Botë

83 për qind e rasteve të reja në SHBA janë me variantin Delta

Descriptive Text

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.

Kjo rritje është konsideruar dramatike, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin rreth 50 për qind e rasteve të reja.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera.

Fillimisht është identifikuar në Indi, mirëpo tani raste me të janë regjistruar në gjithë botën. \Rel