Botë

Aleatja e Navalnyt hospitalizohet për COVID-19 pavarësisht rezultatit negativ në test

Një aleate e Alexei Navalnyt e cila parashihej të garonte në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në shtator të këtij viti në Rusi, nuk është lejuar që të regjistrohet për garë pasi është obliguar që të izolohet.

Violetta Grudina është detyruar që të hospitalizohet në Klonikën e koronavirusit pavarësisht se ka rezultuar negative për COVID-19.

Grudina është aleate e kritikut më të madh të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është burgosur në shkurt të këtij viti. Ajo ka bërë publike në prill të këtij viti planet për garë për Këshillin e qytetit Murmansk mirëpo zyret e saj janë sulmuar ndërkohë që anëtarët e ekipit të saj janë burgosur, kanë bërë të ditur mediat në Moskë.

Duke shkruar në rrjetet sociale lidhur me këtë, ajo ka thënë se e gjitha kjo po bëhet për t’ia pamundësuar kandidimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas saj, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë detyruar stafin mjekësorë që ta diagnostifikojnë me pneumoni dhe ta mbajnë në Klinikën e koronavirusit.