Botë

17 të vdekur nga shembja e një hoteli në Kinë

Së paku 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar pas shembjes së një hoteli në qytetin lindor kinez, Suzhou.

Pas 36 orëve të operacioneve të kërkim-shpëtimit, punëtorët gjetën 23 persona të mbuluar nga rrënojat, gjashtë prej të cilëve ishin ende gjallë.

Sipas një hetimi preliminar, shembja u shkaktua nga ndërrimi i strukturës që pronari ia kishte bërë ndërtesës. Thuhet se ndërtesa është rinovuar disa herë viteve të fundit. Qeveria provinciale tha se po zhvillohen hetime rreth shembjes së këtij hoteli.