Botë

Trazira në Afrikë të Jugut, të paktën gjashtë të vdekur

Qytetarë të shumtë afrikanë kanë protestuar për të mbrojtur presidentin e Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili u arrestua ditë më parë dhe u dënua për shpërfillje të gjykatës. Trazirat e krijuara lanë gjashtë persona të vdekur, derisa autoritetet kanë vënë në funksion ushtrinë për të shuar pakënaqësinë e protestuesve. Autoritetet policore thanë se çështja është serioze, derisa Zuma paraprakisht kishte dorëzuar mandatin e tij.

Pos sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, protestuesit kanë djegur ndërtesa dhe objekte të shumta në vend, derisa nuk janë përjashtuar as vjedhjet, plaçkitjet dhe zjarrvëniet.

Për shkak të situatës, disa qendra vaksinimi janë mbyllur, derisa qeveria provinciale Gauteng tha se aktet e tilla janë kriminale nga grupe njerëzish që nxisin kaos dhe pasiguri.