Botë

Rusia i ofron sërish Koresë së Veriut vaksina anti-COVID

Descriptive Text

Rusia i ka ofruar Koresë së Veriut edhe një herë vaksina anti-COVID, mes raporteve se një kufizim i ashpër po nxit një uri ekstreme në vend.

Pyongyangu ka refuzuar vaksinat dhe ndihmat nga një numër vendesh.

Në vend të kësaj, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për të provuar dhe mbajtur nën kontroll virusin por kjo ka ndikuar në tregtinë me Kinën. Ai mbështetet në Pekinin zyrtar për ushqim, pleh dhe karburant.

Kim Jong-un ka pranuar se vendi po përballet me mungesa të ushqimit, duke e përshkruar situatën si "të tensionuar". Ai bëri komentet muajin e kaluar dhe gjithashtu u tha qytetarëve të përgatiteshin për "rezultatin më të keq ndonjëherë" i cili ka sjellë krahasime me një uri vdekjeprurëse në vitet 1990.

Sanksionet tregtare ndërkombëtare besohet se kanë ushtruar më tej presion mbi furnizimet e ushqimit.

Rusia më parë i ka thënë Koresë së Veriut se "jo të gjithë mund të durojnë kufizime të fuqishme dhe të jashtëzakonshme", dhe të mërkurën ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Moska i ka ofruar vaksina në një numër rastesh Pyongyangut.

Ai gjithashtu përsëriti ofertën për të siguruar vaksina nëse vendi i kërkon ato.