Botë

10 raste me Delta, Maqedonia e Veriut do të shqyrtojë masat kufizuese

Descriptive Text

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë regjistruar 10 raste me variantin Delta, i njohur si varianti indian.

Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, Delta është detektuar edhe tek 4 pacientë të cilët ishin pozitiv me Covid 19.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital, derisa tre të tjerë janë në gjendje stabile. Asnjëri nga personat që kanë rezultuar pozitiv me virusin “indian” sipas mjekëve nuk është vaksinuar dhe kanë qenë për udhëtime jashtë vendit.

E si pasojë e shfaqjes së rritjes së rasteve me variantin Delta, Komisioni I Sëmundjeve Infektive në Maqedoni gjatë javës së ardhshme do të takohet për të shqyrtuar masat kufizuese, sidomos ato të hyrjes në kufi.

Ndërkohë një ditë më parë ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tij studimet e fundit kanë treguar se vaksina ndihmon në parandalimin e shfaqjes së simptomave të rënda të infeksionet.