Botë

Një i vdekur, tre të zhdukur dhe 25 të plagosur nga shpërthimi në depon e armatimit në Serbi

Descriptive Text

Nënkoloneli i Ushtrisë së Serbisë, Mirosllav Perishiq, ka vdekur dhe 25 ushtarë e policë janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi të martën rreth orës 14 në Entin e Riparimit Teknik në afërsi të Kragujevcit, tha ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq. Tre persona janë zhdukur.

Ministri Gjorgjeviq tha se shpërthimi i parë ka ndodhur në ora 1320 në objektin A28 ku shpërtheu zjarri dhe më vonë ai përfshiu edhe objektin A27.

Shpërthimi I dytë që u dëgjua në gjithë Kragujevcin ndodhi pas orës 15 dhe nuk ka ende njoftime për pasojat.

Ministri tha se së shpejti do të krijohet Komisioni i posaçëm që do të hetojë shkaqet e fatkeqësisë dhe përgjegjësinë për të.

Në Entin e Riparimit Teknik në fund të vitit të kaluar ka nisur shkatërrimi i 784 ton të mjeteve ushtarake për çka janë ndarë 3.4 milionë euro të siguruara nga një Fond i NATO-s.