Botë

Planifikohet vaksinimi i kafshëve në kopshtin zoologjik të Denverit

Kopshti zoologjik i Denverit do të fillojë vaksinimin e disa kafshëve për COVID-19 javën e ardhshme.

Zoologët kanë thënë se kanë punuar me kompaninë e veterinës për të pranuar dozat për kafshët.

Transmetimi mes njerëzve dhe specieve të tjera është i rrallë, por kanë qenë disa raste të dokumentuara të COVID-19 në macet e mëdha, majmunët dhe brejtësit, raporton AP.

“Për kafshët, ne duam t’i mbrojmë ato njëjtë sikur po përpiqemi të mbrojmë njerëzit”, ka thënë zv.drejtori i kopshtit zoologjik, Scott Larsen.

Shkencëtarët besojnë se kafshët shtëpiake si qentë apo macet nuk janë në rrezik të madh për tu infektuar.