Botë

Kush dëshiron t’i kalojë pushimet në Indonezi, duhet të jetë i vaksinuar

Indonezia ka kërkuar që vizitorët e huaj të vaksinohen plotësisht si një nga kërkesat e hyrjes në vend ndërsa përpiqen të frenojnë përhapjen e COVID-19, raporton AP.

Ganip Warsito, udhëheqësi i Task Forcës Kombëtare për Zbutjen e Covid-19, ka thënë se duke filluar nga 6 korriku, si të huajt ashtu edhe shtetasit indonezianë që hyjnë në vend duhet të tregojnë prova digjitale ose fizike se janë vaksinuar plotësisht.

Detyrimi për të treguar karta vaksinimi mund të përjashtohet në disa raste, përfshirë vizat diplomatike dhe vizat e shërbimit, dhe gjatë vizitave zyrtare në nivelin ministror.

Qeveria po zgjat gjithashtu kohën e karantinës për udhëtarët e huaj nga pesë në tetë ditë.

Indonezia regjistroi 27.233 raste të reja dhe 555 vdekje nga virusi në 24 orët e fundit. Që nga fillim i pandemisë, ka shënuar mbi dy milionë raste pozitive dhe mbi 60 mijë vdekje.