Qindra prindër të adoleshentëve me nevoja të veçanta i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i vaksinojë fëmijët e tyre me vaksinën “Pfizer” kundër koronavirusit.
Që prej fillimit të pandemisë, shumë prej këtyre fëmijëve nuk kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk kanë marrë terapinë e duhur nga frika se do të infektoheshin me COVID-19.
Për muaj të tërë, Milagrod Da Giau, 16-vjeçar, me paralizë cereblare, është në mesin e mijëra fëmijëve me nevoja të veçanta që nuk janë vaksinuar, ani pse fushata e vaksinimit ka nisur në dhjetorin e vitit 2020.
Më shumë se 400 familje dëshirojnë që autoritetet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën “Pfizer”, e vetmja e autorizuar për vaksinim të fëmijëve dhe adoleshentëve. Argjentina është një prej shteteve të pakta në Amerikën Latine që ende nuk ka nisur vaksinimin e personave nën moshën 18-vjeçare.
Shtetet përreth, si Peruja, Kili dhe Uruguai, kanë nisur vaksinimin e të rinjve mes moshave 12 deri në 17 vjeç.
-
4 korrik 2021 22:40
-
Shpërndaje në: