Botë

Gjashtë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi Shqipëri

Nga 3.028 testime, gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë i vdekur apo i shëruar nga COVID-19, derisa në total që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 155.706 persona.

MSH-ja ka njoftuar se deri më tani janë shëruar 150.067 pacientë dhe kanë vdekur 5.486 persona nga koronavirusi. Numri i rasteve aktive është 153.