Botë

Gjenden mbetjet mortore të rreth 200 trupave në një plazh në Britani të Madhe

Descriptive Text

Rreth 200 mbetje mortore të ruajtura mirë janë zbuluar në një prej plazheve më të mira në Britani të Madhe, kanë bërë të ditur arkeologët të cilët po e hulumtojnë atë pjesë.

Trupat të cilët besohet se i takojnë një komunitetit të hershëm kristian, thuhet se i takojnë shekullit të VI-të, të cilët ishin varrosur në rërë të plazhit Whitesands, në Wales.

Sipas arkeologëve, ato janë ruajtur mirë pasi janë varrosur në rërë.

Analizat e kryer nga Universiteti i Sheffieldit kanë gjetur se trupat e varrosur i takojnë pothuajse të gjitha moshave dhe janë një përzierje, i burrave, grave dhe fëmijëve, ndërkohë që besohet se i takojnë kohës mes shekujve të VI-të dhe atij të XI.

Plazhi Whitesands ka qenë në fokus të hulumtimeve të arkeologëve qysh nga viti 1920 për shkak të faltores St Patrick’s dhe lidhjes së saj me varrezat, derisa shumë pak dihet për faltoren.