Botë

82-vjeçarja i bashkohet Bezosit në fluturimin e parë njerëzor në hapësirë

Descriptive Text

Një grua 82-vjeçare e cila ka kaluar gjashtë dekada duke u përpjekur të arrijë në hapësirë do të bashkohet me Jeff Bezos në fluturimin e parë njerëzor nga kompania e tij hapësinore më 20 korrik.

82-vjeçarja Wally Funk ishte një nga "Mërkuri 13" që iu nënshtrua trajnimit në vitet 1960.

Bezos e ka ftuar Funkin si një "mysafire të nderuar" dhe e ka publikuar momentin në Instagram ku ia jep lajmin asaj.

Ajo do të bashkohet me themeluesin e Amazon, vëllain e tij Mark dhe një person misterioz i cili pagoi 28 milionë dollarë në ankand për një vend në mision.

Udhëtimi historik do ta shohë Funkun të bëhet personi më i vjetër që ka fluturuar në hapësirë.

Kompania ka në plan të nisë udhëtarët e saj më shumë se 100 km mbi sipërfaqen e Tokës, duke i lejuar ata të përjetojnë mikrogravitet.

Kapsula më pas do të kthehet në Tokë duke përdorur parashuta në një udhëtim që pritet të zgjasë rreth 10 minuta.