Botë

Kryeministri izraelit thërret të rinjtë për vaksinim sherri i variantit Delta

Kryeministri izraelit ka nxitur të hënën të rinjtë e vendit që të vaksinohen pasi që numri i rasteve të reja të infektimit me koronavirus është rritur ditëve të fundit shkaku i shpërthimit të lokalizuar të infeksioneve me variantin Delta.

Në një video-adresim, Naftali Bennett ka thënë se vendi posedon vaksina të mjaftueshme për gjithë popullatën, porse afati i tyre do të skadojë deri më 9 korrik. Këtë gjë ai e quajti si “garë kundër kohës” për imunizimin e qytetarëve me dozat e para. Andaj u ka bërë thirrje të rinjve që t’i përmbahen thirrjes ashtu që vendi t’i shmangë kufizimet më të ashpra gjatë verës. Izraeli ka rikthyer detyrimin e bartjes së maskave në ambiente të mbyllura shkaku i infeksioneve të reja në javën e fundit. Shkalla ditore e të infektuarve aktualisht u është kthyer niveleve të prillit të shkuar