Botë

Dy të plagosur gjatë fjalimit të Hollandet

Dy persona janë qëlluar me armë gjatë një fjalimi të presidentit francez Francois Hollande.

Hollande ishte duke mbajtur fjalim në hapjen e një hekurudhe në Villognon, kur të shtënat ndërprenë fjalimin.

Sipas “Associated Press”, një polic ka shtënë aksidentalisht dhe dy persona kanë mbetur të lënduar.

Personat janë dërguar në Spitalin më të afërt dhe raportohet se nuk janë të lënduar rëndë.