Botë

Dërgohet të raportojë për zhdukjen e fëmijës, gazetari e gjen atë

Një fëmijë i humbur në Itali është gjetur nga një gazetar i cili u dërgua për ta mbuluar ngjarjen pas zhdukjes së tij, disa kilometra larg shtëpisë së djalit.

Fëmija 21-muajsh ishte parë së fundmi në dhomën e tij të hënën në mbrëmje dhe u raportua i humbur nga prindërit ditën tjetër.

Gazetari Giuseppe Di Tommaso dëgjoi zhurmat nga një grykë afër rrugës kur po shkonte në shtëpinë e tyre.

Fëmija u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë, raporton BBC.

Besohet se ai u zgjua në mes të natës dhe doli nga shtëpia.

Një helikopter dhe rreth 1000 njerëz – policë, ekipe shpëtimi – janë bashkuar në kërkimin e vogëlushit pasi u raportua i humbur.