Botë

Nga e hëna në Itali nuk ka më shtetrrethim

Italia një ndër vendet më të prekura nga pandemia COVID-19 duke filluar nga e hëna e 21 qershorit do të kthehet e gjitha në zonë të bardhë pa shtetrrethim.

Mediat vendase bëjnë me dije se në Itali do të vijojë që të mbahet edhe për pak kohë simboli i fundit i pandemisë që është maska.

Do të jetë Komiteti Teknik Shkencor ai që do të japë vendimin për mbajtjen apo jo të tij. Ndërkohë edhe transporti publik është drejt kthimit në normalitet ku në disa rajone si Lombardia, Emilia Romagna dhe Piemonte është rritur kapaciteti i pasagjerëve në autobusë.

Ndërkaq pritet që javën e ardhshme të takohen ekspertët ku do të dalin dhe në përfundim të situatës në të cilën ndodhet vendi.