Botë

Mpiksja e gjakut, Australia ngre moshën për vaksinim me “AstraZeneca”

Descriptive Text

Australia ka ngritur moshën e rekomanduar për vaksinim me “AstraZeneca” nga 50 në 60 vjet, pas akuzave për vdekjen e një 52-vjeçareje nga mpiksja e gjakut.

Ministri e Shëndetësisë në Australi, Greg Hunt, ka bërë të ditur se tani personat mes moshës 50 e 60 vjeç duhet të marrin vetëm vaksinën “Pfizer”.

Në kontinentin e kangurëve janë shpërndarë 3 milionë doza deri më tani, ndërkaq dy vdekje kanë ardhur si pasojë e mpiksjes së gjakut të nxitur nga doza e “AstraZenecas”.  \ ap