Botë

Në Gjermani zbulohen kampe paraushtarake djathtiste

Policia kundër terroriste gjermane ka zbuluar rrjetin e kampeve paraushtarake djathtiste për ushtrime të fshehur nëpër male, transmeton Koha.net.

Në këtë aksion janë konfiskuar armë e drogë, ndërsa hetues nga Thuringen kanë deklaruar se të paktën 13të dyshimtë janë të njohur për policinë dhe se disa nga ta janë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar ultra, shkruan The Independent, përcjell al jazeera.

Policia, pos armëve, ka gjetur edhe material propagandues, telefona mobilë e kompjuterë në 14 lokacione, në Thuringen, Erfurt dhe Goettingen.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se në shënjestër ishte “organizata kriminale” e akuzuar për krijimin e kampeve paraushtarake për trajnime nëpër male.

“Besohet se disa nga të dyshimtit janë pjesë e lëvizjes aktive ndërkombëtare të ekstremistëve djathtistë të cilët synojnë largimin e rendit shoqëror e qeveritar në Gjermani por edhe në shtete të tjera të Europës.

Në aksion ka marrë pjesë policia nga gjashtë shtete e nuk është publikuar nëse grupi kishte paraparë sulme.

Gjatë hetimeve u arrestua edhe personi që s’ishte i dyshimtë e i cili është akuzuar për sulm dhe plagosjen e dy policëve.

Tek ai u gjetën gjësende naziste e simbole dhe besohet që ai të ketë qenë anëtar i lëvizjes “Reichsbuerger”, e cila pohon se shteti i Gjermanisë është i paligjshëm.