Botë

Aeroplani ku ishte Kamala Harris u detyrua të ulej për shkak të problemeve teknike

Aeroplani me të cilin po lëvizte zëvendëspresidentja Kamala Harris u kthye të dielën për shkak të një problemi teknik, derisa kjo e fundit po udhëtonte në Guatemala, në vizitën e parë ndërkombëtare.

Pas uljes, ajo deklaroi se është mirë, duke shtuar janë lutur për një ulje të sigurt.

Ajo mori një aeroplan tjetër për në Guatemala, duke mos humbur shumë kohë.

“Ishte një çështje teknike. Ne s’jemi të shqetësuar për sigurinë e ish-senatores të Kalifornisë”, tha zëdhënësja e saj Symone Sanders.

Thuhet se aeroplanit iu dëgjua një zhurmë e pazakontë.

“Zbarkimi ishte mjaft i zakonshëm”, ka thënë gazetarja që gjendej në aeroplan.