Botë

Shtetet arabe e vënë Katarin para ultimatumit, i paraqesin një listë me kërkesa

Katër shtete arabe që i kanë vënë bojkot Katarit i kanë vënë ultimatum Dohës zyrtare për mbylljen e televizionit “Al-Jazeera”, të prishë raportet me Iranin, të mbyllë një bazë turke dhe t’i paguajë reparacionet, që duken si kërkesa të parealizueshme duke pasur parasysh qëndrimin e deritanishëm të Katarit.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara i kanë dërguar shtetit të vogël arab një listë prej trembëdhjetë kërkesash me qëllim të shpartallimit të politikave të Katarit, që me politikat e veta në dy dekadat e fundit ka vepruar kundër frymës së shumicës së shteteve arabe në rajon, shkruan Reuters përcjell Koha Ditore.

Katari nuk e ka komentuar menjëherë kërkesën me trembëdhjetë pika, por ministri i Jashtëm, sheiku Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka deklaruar të hënën se Katari nuk do të negociojë me këto katër shtetet, derisa të mos rivihen marrëdhëniet ekonomike, diplomatike dhe të udhëtimeve të shkëputura muajin e kaluar.

Vendet që kanë vënë sanksione e akuzojnë Katarin se po financon terrorizmin dhe se po nxit trazira politike në rajon, si dhe për afrim me Iranin armik. Katari i ka hedhur poshtë akuzat, duke e mbrojtur qëndrimin e vet se nuk do të përkrahë asnjëherë fuqitë rajonale që mbështesin sundimtarët autokratë dhe ushtarakë. (Në gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)