Botë

Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për pesë të lënduar

Në një rrugë në qendër të Beogradit ka shpërthyer një bombole gazi, si pasojë e së cilës janë lënduar së paku pesë persona, raporton B92.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është raportuar për pesë të lënduar, ndërsa ekipet e ndihmës së parë kanë marrë të plagosurit.

Sipas informacioneve të fundit, një person është transportuar në njësinë e kujdesit intensiv.