Botë

Ish-agjenti i FBI-së: B.I.G është ekzekutuar nga një pjesëtar i “Kombit Islam” i paguar nga Suge Knight

Descriptive Text

Krijuesi i Death Row Records, Suge Knight ka paguar një vrasës me pagesë nga “Kombi i Islamit” (Nation of Islam) për të vrarë reperin Notorious B.I.G, si hakmarrje për vrasjen e Tupac Shakur ndonëse qëllim kishte pasur ta vras Sean “Diddy”.

Këto pohime janë bërë nga një ish agjent i FBI, i cili gjithashtu tha se disa policë të korruptuar nga LAPD kanë ndihmuar në fshehjen e provave.

Këto pohime janë mbështetur nga dy prodhues filmash, të cilët thanë se i kanë lexuar dokumentet e gjykatës që mbështesin këto pohime, transmeton KOHA.

Reperi, i njohur si Biggie Smalls, emri i të cilit ishte Christopher Wallace, është vrarë në Los Angelos më 9 mars të vitit 1997 ndërsa ishte vetëm 24 vjeçar.

Asnjë padi nuk është ngritur për vrasjen e tij.

Kjo vrasje besohet të jetë si rezultat i përleshjeve në mes të ‘Death Row Records’ me bazë në Los Angelos si dhe rivalit të tyre, ‘Bad Boy Records’ nga qyteti i New Yorkut.

Image

Agjenti i pensionuar i FBI-së, Phil Carson i cili ka punuar në këtë rast për 2 vite, ka thënë për ‘New York Post’ se njeriu që ka shtënë ndaj B.I.G është Amir Muhammad.

Muhammad, emri i të cilit është Harry Billups, ka ndryshuar emrin pasi u bashku në grupin “Kombi Islam” (Nation of Islam).

“Të gjitha provat të dërgojnë te Amir Muhammad”, ka thënë ish agjenti Carson.

“Ai është personi që ka tërhequr këmbëzën”.

“Ka shumë persona të tjerë që kanë ndihmuar atë për orkestrimin e vrasjes”.

Ngjarja e vrasjes së reperit të famshëm amerikan B.I.G asnjëherë nuk është zgjidhur ndërsa së fundit ka dal prapë në skenë për shkak të filmit “City of Lies” ku luan Johnny Depp dhe Forest Whitaker.