Botë

Dhjetë të vdekur e 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Descriptive Text

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2755 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shëruar 1191 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.269 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5408 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 148.664 qytetarë, ndërsa janë 1197 raste aktive.