Botë

Macron kërcënon me tërheqjen e trupave nga Mali për shkak të radikalizmit islamik

Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca do të tërhiqte trupat nga Mali nëse paqëndrueshmëria politike atje çon në radikalizim më të madh islamik.

Deklarata e Macronit pason një grusht-shtet të dytë në nëntë muaj në kombin e Afrikës Perëndimore.

Macron paralajmëroi për rrezikun që Mali "të lëvizte drejt" ndikimit islamik.

Franca ka 5.100 trupa në rajonin e Sahelit që ka qenë një vijë e parë në luftën kundër militantizmit islamik.

Trupat franceze kanë mbështetur forcat në Mali, Mauritania, Niger, Burkina Faso dhe Çad për të luftuar me militantët në rajonin e Sahelit që nga viti 2013.

Macroni i ka thënë gazetës Jounal du Dimanche se ai u kishte thënë udhëheqësve rajonalë se Franca nuk do të mbështeste vendet ku nuk kishte legjitimitet demokratik ose tranzicion dhe se Franca nuk kishte ndërmend të mbante trupat e saj në Afrikë përgjithmonë.

Për dekada Franca ka siguruar mbështetje ushtarake për mbështetjen e udhëheqësve të ish-kolonive të saj në Afrikë, shpesh duke dërguar trupa ose duke dërguar sulme ajrore për të kundërshtuar rebelët e armatosur.