Botë

Një i vdekur e gjashtë të plagosur nga të shtënat me armë në Miami

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave më armë në Miami, SHBA, ka thënë Policia vendase.

Oficerët iu përgjigjen alarmit për gjuajtje me armë dhe gjetën disa persona të shtrirë në tokë nga plagët e marra, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Miami, Kiara Delva.

Disa viktima të të shtënave mbërritën në spital vetëm, shtoi ajo.

Një viktimë u dërgua në Spitalin Universitar të Miamit dhe gjashtë të tjerë ishin në Spitalin Memorial të Jackson, sipas Delva.

Delva ka thënë se një person më vonë vdiq dhe gjashtë të tjerë janë në procesin e shërimit.

Detektivët kanë identifikuar veturën në të cilën kanë qenë autorët dhe po bëhet gjithçka e mundur për ta gjetur atë.