Botë

Koreja e Veriut ekzekuton personin që shiste CD me përmbajtje të filmave së Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka ekzekutuar një person në akuzat se shiste CD-ROM dhe çipa që përmbanin filma, tv-shou dhe muzikë të Koresë Jugore. I quajtur Lee, ekzekutuesi u cilësua si “element anti-socialist” nga autoritetet pasi u kap duke shitur videot.

Familja e tij u detyrua të qëndronte me 500 spektatorë për të parë momentin teksa skuadra e pushkatimit kryente dënimin.

Pasi ai u ekzekutua, gruaja me dy fëmijët u futën në një kamion ngarkese për t’u dërguar në një kamp të të burgosurve politikë. Fqinjët u detyruan “të mbyllnin gojën” kur panë sesi trajtohej familja e Lee, bën të ditur një burim nga Dailynews.