Botë

Kalifornia dhuron 116 milionë dollarë për ata që vaksinohen

Descriptive Text

Kalifornia po dhuron 116.5 milionë dollarë për të motivuar miliona njerëz të vaksinohen për COVID-19 para hapjes së tërësishme në vend muajin e ardhshëm.

Guvernatori Gavin Newsom deklaroi çmimet, që përfshijnë nga 1.5 milionë dollarë për 10 vendas, që është çmimi më i lartë i ofruar nga çdo shtet.

Qëllimi është të motivohen afërsisht 12 milionë njerëz që ende nuk janë vaksinuar, teksa mbi 20 milionë të tjera tashmë janë vaksinuar.

Vendi do të japë 50 dollarë në një kartë për përdorim në dyqan ushqimor për 2 milionë njerëz që vaksinohen, raporton AP.

Më 15 qershor, kur vendi do të hapet, do të shpallen 10 fituesit e çmimit më të madh. 30 të tjerë do të fitojnë 50,000 dollarë secili, që shpallja e këtyre fituesve do fillojë nga 4 qershori.

Paratë për ndarjen e çmimeve për të vaksinuarit do të ndahen nga llogaria shtetërore për reagim në fatkeqësi, e cila do të rimburësohet nga paratë e pakos federale për COVID-19.