Botë

Japonia do të zgjasë gjendjen emergjente për të frenuar COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike

Descriptive Text

Japonia do të zgjasë gjendjen emergjente të COVID-19 në Tokio dhe në zona të tjera ashtu që të mbahen Lojërat Olimpike në mënyrë të sigurt.

Zgjerimi i emergjencës është i nevojshëm për shkak të daljes së njerëzve nëpër rrugë, veçanërisht në Tokio dhe Osaka, ndërsa duhet ta bëjnë të kundërtën.

Gjendja aktuale e emergjencës në kryeqytet dhe tetë zona të tjera do të përfundonte të hënën e ardhshme, por spitalet ende janë të mbingarkuara me pacientë me koronavirus dhe rritje të rasteve, raporton AP.

Propozimi për zgjatje 20-ditore në nëntë zona ka marrë aprovimin e qeverisë japoneze ashtu si të ekspertëve.