Botë

Gjermania synon deri në fund të gushtit të vaksinojë me nga një dozë fëmijët mbi 12 vjeç

Descriptive Text

Gjermania ka në plan t’i ofrojë dozën e parë të vaksinës anti-COVDI fëmijëve mbi 12 vjeç, deri në fundin e muajit gusht.

Gjermania ka planifikuar të ketë doza të mjaftueshme të vaksinës për të ofruar dozën e parë për të gjithë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit, tregoi një projekt-dokument i Ministrisë së Shëndetësisë.

Me më shumë se 40% të popullsisë apo rreth 83 milionë që kanë marrë të paktën një dozë, vëmendja është kthyer në çështjen e shtrirjes së vaksinimeve tek adoleshentët.

Kancelarja Angela Merkel do të diskutojë më vonë të enjten çështjen me liderët e 16 shteteve federale të Gjermanisë.

Opinioni është i ndarë dhe paneli kryesor i ekspertëve të Gjermanisë për vaksinimet ka shprehur kujdes rreth kësaj çështje.

Disa shkencëtarë thonë se, për shkak të mungesës së të dhënave për efektet afatgjata, mund të jetë më mirë të vaksinohen vetëm adoleshentë me faktorë rreziku.