Botë

Tre të arrestuar në Itali në lidhje me aksidentin e teleferikut, njëri pranon gabimin teknik

Descriptive Text

Policia ka arrestuar tre persona të mërkurën nën dyshimet se ishin përgjegjës për këputjen e teleferikut që kishte shkaktuar vdekjen e 14 persona në veri të Italisë.

Sipas hetimeve, një pirg ishte vendosur qëllimshëm te frerët, teksa po bëhej riparimi.

Kjo e pamundësoi frenimin në kohën e duhur dhe e nxiti këputjen e kabllos së teleferikut.

Shefat e policisë ka thënë se njëri prej tre të intervistuarve ka pranuar përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Policia ka njoftuar se një mjet në formë piruni ishte vendosur në frerin emergjent për ta çaktivizuar, sepse shtypej vazhdimisht dhe e parandalonte funksionimin e plotë.

Mjeti është vendosur para disa javësh, në kuadër të rregullimit të përkohshme për ta shmangur turmën e madhe të njerëzve. Tre të arrestuarit janë pronarë të shërbimit të teleferikut.