Botë

100 familje irakiane nga kampet e lidhura me ISIS-in riatdhesohen në Siri

Dhjetëra autobusë me 100 familje irakiane të cilët kanë jetuar në një kamp të gjerë sirian për mbështetës dhe familjarë të militantëve të Shtetit Islamik janë rikthyer në Irak të martën.

Familjarë - gra, burra e fëmijë, ishin në këta autobusë.

Zyrtarët e sigurisë së Irakut në Ninevah kanë konfirmuar se autobusët kanë hyrë në provincë dhe se do të shkojnë në kampin Jadah, afër qytetit Qayara, raporton AP.

Autobusët u përcollën nga karvanë të gjatë të forcave të sigurisë irakiane, përfshirë ushtrinë, policinë federale dhe Forcat e Mobilizimit Popullor.

Familjet kanë jetuar në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë që nga viti 2019 pas humbjes ushtarake të grupit ekstremist ku humbi territorin e fundit që mbante.

Riatdhesimi është një nga çështjet që janë diskutuar mes Irakut dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shtyrë më parë për shkak të kundërshtimeve nga zyrtarët irakianë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Kampi al-Hol është shtëpia e afër 70,000 njerëzve – shumica gra dhe fëmijë – të cilët janë zhvendosur nga ofensiva ushtarake e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it.