Botë

18 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja pozitive me koronavirusin e ri.

Rastet pozitive janë regjistruar në Shkup, ndërsa janë nga testimi i 1418 mostrave në total në gjithë Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 pacientë.

Në total që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.067 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2798 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 146.940 qytetarë, ndërsa janë 5329 raste aktive.