Botë

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tri tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedonin e Veriut.

Sipas Institutit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dridhjeve të tërmetit ka qenë 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit, afër Mavrovës.

Dy dridhjet e para ishin me fuqi prej 3.2 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa e treta kishte një intensitet prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit.

"Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, që kontrollohet nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikore në Shkup, regjistroi tre tërmete herët në mëngjes, në ora 03:52 , 04: 59 minuta 06:15 minuta, nga zona e epiqendrës Tetovë-Gostivar”, njoftojnë nga Instituti Sizmologjik.

Tërmeti është ndierë në qytetin e Kërçovës, Gostivar dhe në Mavrovë./Alsat.mk