Botë

BE-ja arrin marrëveshje të re me “Pfizerin”

Komisioni Evropian ka nënshkruar të enjten marrëveshjen e tretë të furnizimit me kompanitë zhvilluese të vaksinave kundër COVID-19, “Pfizer”/”BioNTech”.

Marrëveshja përfshinë blerjen e vaksinave për vitin 2023.

Me kontratën e re, Bashkimi Evropian ka siguruar edhe 1.8 miliardë doza për qytetarët e bllokut.

Sipas Komisionit Evropian kësisoj është mundësuar blerja e 900 milionë dozave, me mundësi blerjeje edhe të 900 milionë të tjerave.

Për të shmangur vonesat në shpërndarje, marrëveshja ka parashikuar prodhimin e dozave brenda territoreve të BE-së.

Me këtë, shtetet anëtare do të kenë mundësi që një numër të caktuar të dozave t’ua dhurojnë shteteve joanëtare nëpërmjet programit të shpërndarjes së vaksinave për vendet e varfra - COVAX.