Botë

Shpërthen vullkani Stromboli në Itali

Vullkani Stromboli në Itali ka shpërthyer të mërkurën, duke e mbuluar me një re të dendur tymi të zi ishullin e vogël verior në brigjet detare të Sicilisë.

Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka njoftuar se ka regjistruar shtim të aktivitetit eruptiv të vullkanit pak minuta para orës tre të pasdites.

Erupsioni ka shkaktuar rrjedhje të hirit dhe gurëve që kanë mbërritur deri në brigjet detare. Tymi i zi raportohet se ka mbuluar qiellin përreth kraterit të vullanit, deri në një lartësi prej pothuajse dy kilometrash. \ Ap