Botë

Bideni do të takohet me liderin e Koresë së Jugut më 21 maj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, po përgatiten për një shkëmbim mendimesh rreth Koresë së Veriut kur ata do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 21 maj.

Të dy pritet t’i shmangin fjalët e ashpra, por ndryshojnë në zbatimin e duhur të presionit mbi Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi i saj bërthamor dhe raketat e dërguara në caqe të largëta, përfshirë kudo në SHBA.

Moon do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pesë javë pasi Bideni priti udhëheqësin e tij të parë të huaj, kryeministrin Joshihide Suga të Japonisë, me të cilin Koreja e Jugut mbetet në mosmarrëveshje për trashëgiminë e sundimit kolonial japonez.

Në rastin ideal, Bideni do të donte ta bindte Moon për t'u marrë vesh me Japoninë me shpresën për të formuar një front të përbashkët kundër Koresë së Veriut.

E mira qëndron se Koreja e Jugut dhe Japonia janë në një mendim sa i përket Koresë së Veriut.