Botë

Mattis letër Turqisë: Armët e YPG-së do të merren mbrapa pas mposhtjes së DEASH-it

Ankara, 22 qershor- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i ka dërguar letër ministrit turk të Mbrojtjes, Fikri Işık, lidhur me pajisjet dhe furnizimet luftarake që SHBA i ka dorëzuar organizatës terroriste YPG, siç i quan Ankaraja zyrtare luftëtarët kurdë.

Përmes letrës, Mattis ka theksuar se janë duke u ruajtur argumentet fotografike dhe inventari vizual i të gjitha pajisjeve të ofruara dhe se armët do të merren mbrapa pas mposhtjes së organizatës terroriste DEASH.