Botë

Gjermania do të rekomandojë vaksinën J&J për personat mbi 60 vjeç

Komiteti i vaksinave të Gjermanisë, i njohur si Stiko, planifikon të rekomandojë vaksinën anti-COVID Johnson & Johnson vetëm për njerëzit mbi moshën 60 vjeçare, raportoi revista gjermane Der Spiegel.

Kjo vjen pasi rregullatori i barnave të BE-së ka thënë që mpiksjet e gjakut duhet të renditen si një efekt anësor "shumë i rrallë" i vaksinës Johnson & Johnson.

Por thuhej se përfitimet e vaksinës anti-COVID tejkalonin rreziqet.

Rregullatori ua la në dorë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të vendosur se si ta përdorin atë.

Stiko ka rekomanduar edhe vaksinën AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç, për shkak të rrezikut së mpiksjes së gjakut.