Botë

Katër të arrestuar në një operacion të drejtuar nga autoritetet gjermane kundër rrjetit të abuzimeve me fëmijë

Policia gjermane ka arrestuar tre persona dhe një tjetër është arrestuar në Paraguai, me pretendimet se kanë drejtuar një nga rrjetet më të mëdha online në botë për shpërndarje të imazheve të abuzimeve seksuale të fëmijëve.

Operacioni ndërkombëtar, ku janë përfshirë disa zyrtarë policorë, ka shënjestruar platformën Boystown.

Zyrtarët thonë se Boystown që është nxjerrë nga përdorimi, kishte më tepër se 400 mijë përdorues të regjistruar.

Thonë se imazhet tregojnë abuzimet më serioze seksuale të fëmijëve.

Rrjeti i errët është një zonë e internetit përtej arritjes së motorëve të zakonshëm të kërkimit.

Hetimi i drejtuar nga autoritetet gjermane kanë përfshirë agjencitë policore në Holandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada.

Agjencia policore e BE-së, Europol, ka thënë se po ashtu të ekzaminojë të dhënat e siguruara nga operacioni, dhe “më tepër arrestime dhe shpëtime pritet në mbarë botën” bazuar në këtë.

Disa uebfaqe “chati” të pedofilëve në rrjetin e errët po ashtu janë nxjerrë nga përdorimi, ka thënë Europol.

Policia gjermane ka thënë se tre burra të arrestuar që nga mesi i prillit, besohet se kanë drejtuar rrjetin: një 40-vjeçar nga Padeborni, një 49-vjeçar nga Muencheni dhe një 58-vjeçar nga veri i Gjermanisë që ka jetuar në Amerikë të Jugut për disa vjet. Ai është arrestuar në rajonin Concepcion të Paraguait me fletëarrest ndërkombëtar.

I dyshuari i katërt është një 64-vjeçar nga Hamburgu që besohet se ishte një nga anëtarët më aktiv, përgjegjës për më tepër se 3500 postime.