Botë

Gara për president në Siri, Assadi synon mandatin e katërt

Gjykata e lartë kushtetuese siriane ia miratoi kërkesën presidentit aktual Bashar al-Assad për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 26 majit, duke qenë pothuajse e sigurt që ai do dalë fitues.

Gjykata lejoi kandidimin e dy kandidatëve të tjerë, Abdallah Saloum Abdallah dhe Mahmoud Ahmed Marei, megjithatë, thuhet se marrja e mandatit të katërt nga Assadi do jetë e sigurt. Assad ka sunduar që nga viti 2000, duke pasuar babanë e tij që mori pushtetin pas një grusht-shteti në vitin 1970. Siria ishte përfshirë në luftë civile nga 2011-a, megjithëse qeveria e presidentit aktual ka rimarrë shumicën e territorit të mbajtur dikur nga rebelët, që përpiqeshin ta rrëzonin atë, raporton Reuters.

Uashingtoni dhe opozita siriane kanë denoncuar zgjedhjet e planifikuara si një farsë e krijuar për rritur pushtetin autoritar të Assadit.

Përktheu: E.B.