Botë

Shtatë të vdekur e 14 të lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu cisternat e naftës në Kabul

Një zjarr ka shpërthyer nëpër dhjetëra cisterna të naftës në veri të kryeqendrës së Afganistanit, Kabul, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e 14 të tjerëve, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Afganistanit të dielën, raporton agjencia AP.

Cisternat ishin përfshirë nga zjarri të shtunën mbrëma, ndërsa hetuesit janë duke shikuar për shkaqet e këtij zjarri, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian.

Nuk ka indikacione nëse zjarri ishte pasojë e ndonjë aksidenti apo sabotimi. Zjarri ndodhi në të njëjtën ditë kur SHBA-ja dhe NATO-ja zyrtarisht kanë nisur fazën përfundimtare të tërheqjes nga Afganistani, duke i dhënë fund angazhimit ushtarak afro 20-vjeçar në këtë vend.

.