Botë

Shumica e kompanive amerikane do të kërkojnë nga punëtorët prova të vaksinimit anti-COVID

Më shumë se 60% e kompanive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u kërkojnë punëtorëve të tyre prova të vaksinimit kundër COVID-19.

Ky përfundim ka ardhur nga një hulumtim që është bërë nga Universiteti i Arizonës me mbështetjen e fonacionit “Rockefeller”.

Sipas hulumtimit, 65% e punëdhënësve amerikanë planifikojnë tu ofrojnë punëtorëve të tyre nxitje për vaksinim derisa, 63% do të kërkojnë prova se ata janë vaksinuar.

Duke folur për pasojat e dështimit të zbatimit të politikave të vaksinimit të vendosura nga bizneset, 42% e tyre kanë thënë se punëtori nuk do të lejohet të kthehet fizikisht në ambientin e punës nëse nuk janë të vaksinuar, ndërkohë që 35% kanë deklaruar se aksione disiplinore tashmë janë në tavolinë.

Ky është një hulumtim që është kryer në 957 fabrika në 24 sektorë të industrisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e respodentëve ishin biznese me 250 ose më shumë të punësuar.