Botë

Përhapja e shpejtë e variantit indian në Britani shihet shqetësuese nga ekspertët

Varianti i koronavirusit i identifikuar së pari në Indi, rrezikon të bëhet varianti i dytë më i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar në javët në vijim, kanë paralajmëruar ekspertët.

Shëndeti Publik i Anglisë ka thënë se ky variant nuk shkakton gjendje shëndetësore më të rëndë.

Por, shkencëtarë të tjera kanë thënë se është shqetësuese se rastet e identifikuar në Britani duket se po rriten pavarësisht se Anglia është ende nën masat kufizuese. India është në listën e kuqe të Anglisë për udhëtim që nga 23 prilli, duke obliguar udhëtarët të karantinohen në hotele, shkruan The Guardian.

India është mbingarkuar për shkak të krizës shëndetësore me rritjen e rasteve që mund të jenë pjesë e variantit. B1617 i identifikuar në Indi fillimisht, është “variant nën hetim”.

Ekspertët po e shohin këtë si situatë që mund të kthehet në shqetësuese në Britani.