Botë

Çavushoglu për liderin qipriot: Si gramafon i prishur

Turqia ka akuzuar të enjten palën greke për mungesën e përparimit në bisedimet e fundit për ribashkimin e ishullit të ndarë të Qipros.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoulu, ka thënë se presidenti i grekëve të Qipros, Nikos Anastasiades, gjatë bisedimeve ka tingëlluar si “gramafon i prishur”.

Këtë koment, Çaushoullu e bëri pas takimit me liderin e turqve të Qipros, Ersin Tatar, në përfundim të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Bisedimet e mbikëqyrura nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përbëjnë përpjekjen më të fundit për ringjalljen e procesit paqësor, pas disa raundeve të dështuara të negociatave më 2017.

Qiproja është e ndarë sipas vijave etnike qysh nga viti 1974, pas pushtimit turk që ishte nxitur nga një grusht-shtet i frymëzuar nga junta greke që e synonte bashkimin me Greqinë. Pjesa turke e ishullit njihet si shtet vetëm nga Turqia, teksa ana greke është anëtare e Bashkimit Evropian.