Botë

Të premten u regjistrua numri më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 në botë

Është regjistruar numri më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, prej më shumë se 893.000, e udhëhequr kryesisht nga vala e dytë shkatërruese e Indisë.

Më shumë se një e treta e infeksioneve u regjistruan në Indi, e cila njoftoi 332.730 raste të reja të premten dhe 346.786 të tjera të shtunën, gjithashtu rekord për një vend të vetëm që nga fillimi i pandemisë.

Totali për rastet e regjistruara gjatë të premtes bazohet në shifrat zyrtare të orës 10:00 të së shtunës. Rekordi i mëparshëm ditor ishte rreth 819.000 raste më 8 janar.

Më shumë se 5.5 milionë raste u regjistruan në të gjithë botën këtë javë, duke përfshirë pothuajse 2 milionë në Indi. SHBA-ja ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve (490.000 raste në një javë), ndërsa Brazili regjistroi rreth 459.000 dhe Turqia rreth 404.000.